Kalo te përmbajtja
WEBSITE · SOFTWARE · ERP/CRM

Website dhe
sisteme biznesi.

Në LalVexa ndërtojmë faqe interneti dhe programe për rezervime, klientë, dokumente e raporte. Më poshtë mund të shihni si i kemi përdorur te Kapsula, Biblioteka Kamëz dhe Prania Besnike.

✓ Konsultim fillestar falas Tiranë, Shqipëri
BIBLIOTEKA KAMËZSmart Library, projekt LalVexaSmart LibraryKatalog dhe huazime online. </>REZERVIME DHE DOSJEKapsula Rehab OS Ambienti i zhvillimit softwareZhvillim software
Shërbimet tona WEBSITE / PROGRAME ME POROSI / SISTEME MENAXHIMI
01 / PROJEKTET

Disa nga projektet tona

Hapni pamjet për të parë ekranet. Te secili projekt gjeni funksionet dhe teknologjitë e përdorura.

Të gjitha projektet
PAMJE NGA PROJEKTET Zgjidhni projektin më poshtë
kapsula.al
Pamje reale e platformës Kapsula Sports Rehab
SOFTWARE / SHËNDETËSIKapsula Sports Rehab

Rezervime dhe dosje pacientësh

03 / BASHKËPUNIMI

Si zhvillohet një projekt

Hapni hapat për të parë çfarë diskutojmë dhe çfarë përgatitet në secilën fazë.

Ambienti i punës për zhvillim software
Ambienti i punës për zhvillim software
01Na tregoni si punoni

Flasim për procesin që doni të ndryshoni dhe për programet që përdorni sot. Na ndihmon një shembull konkret: një rezervim, porosi ose raport.

  • Kush do ta përdorë programin?
  • Cilat janë 3 funksionet kryesore?
02Përcaktojmë ekranet dhe funksionet

Bëjmë listën e faqeve, roleve dhe të dhënave. Sqarojmë integrimet, pajisjet dhe çfarë përfshihet në ofertë.

  • Ekranet dhe rolet e përdoruesve
  • Afati dhe funksionet e fazës së parë
03Ju tregojmë versionin për testim

Kalojmë bashkë në skenarët e punës. Për shembull: si regjistrohet një pacient, si caktohet ora dhe çfarë sheh secili përdorues.

  • Prova me procesin tuaj të punës
  • Korrigjimet para publikimit
04Publikojmë dhe sqarojmë mirëmbajtjen

Përgatisim përdorimin e versionit të dorëzuar dhe sqarojmë kontaktin për support. Shtesat planifikohen si punë më vete.

  • Mënyra e përdorimit dhe e aksesit
  • Kopjet rezervë dhe support-i sipas marrëveshjes
Fatos Lala, bashkëdrejtues i LalVexaFatos Lala Pëllumb Lala, bashkëdrejtues i LalVexaPëllumb Lala
LALVEXA SHPK · TIRANË
04 / EKIPI

Fatos Lala &
Pëllumb Lala

LalVexa drejtohet nga Fatos Lala dhe Pëllumb Lala. Fushat e tyre të punës përfshijnë zhvillimin Full-Stack, administrimin e bazave të të dhënave, drejtimin TIK dhe koordinimin e projekteve IT.

Në profile mund të lexoni përvojën profesionale dhe fushat ku është specializuar secili.

Rreth kompanisë
06Projekte në portofol
2025Viti i themelimit
02Bashkëdrejtues
05 / PARA SE TË NISIM

Pyetje para ofertës

Për një rast konkret, na shkruani.
Hap formularin e kontaktit

Çfarë t’ju dërgoj për një ofertë?

Shkruani çfarë bën biznesi, kush do ta përdorë programin dhe cilat funksione ju duhen fillimisht. Nëse keni shembuj faqesh, dokumente ose një program aktual, përmendini në kërkesë.

Sa kushton dhe sa kohë merr?

Çmimi ndryshon sipas ekraneve, funksioneve dhe integrimeve. Pas bisedës së parë përgatitet një ofertë me punët e përfshira dhe afatin. Konsultimi fillestar është falas.

Kam një program ekzistues. A mund të lidhet me të riun?

Fillimisht kontrollojmë API-të, eksportet Excel/CSV dhe rregullat e aksesit. Më pas përcaktojmë si do të shkëmbehen të dhënat dhe çfarë duhet të migrohet.

A përdoret nga telefoni dhe kompjuteri?

Platformat web hapen në shfletues. Në analizë përcaktojmë pajisjet e stafit dhe shfletuesit që do të testohen. Nëse ju duhet punë pa internet ose lidhje me pajisje lokale, na e tregoni që në fillim.

Kë kontaktoj pas dorëzimit?

Për kërkesa ose probleme shkruani te info@lalvexa.al. Mënyra e support-it, mirëmbajtja dhe ndryshimet e mëtejshme sqarohen në marrëveshjen e projektit.

KONTAKT

Çfarë ju duhet për biznesin?

Zgjidhni shërbimin dhe përshkruani shkurt procesin që doni të përmirësoni. Në formular mund të shtoni kompaninë, afatin dhe kërkesat kryesore.

Dërgo kërkesën Konsultimi fillestar është falas.

Pamje nga projekti